Gjykata e Lartë “përmbytet” nga dosjet, 24 vendime dhe 29 dosje të...

Gjykata e Lartë “përmbytet” nga dosjet, 24 vendime dhe 29 dosje të shqyrtuara në ditë

41
0
Shares

Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, në një bashkëbisedim me gazetarët sot, është ndalur te situata me sistemin gjyqësor në vend, te fluksi i madh i dosjeve. Ai tha se gjykatat përballen me një numër të madh dosjesh, dhe vetëm në vitin 2015, në Gjykatën e Lartë janë dhënë 7500 vendime, ndërsa kanë shkuar 9050 çështje të reja. Përballë kësaj situate, sipas Zaganjorit, reforma në drejtësi është e domosdoshme.
“Në një vit kemi marrë 7500 vendime. Në vitin 2015 kanë ardhur 9050 çështje të reja, dhe janë në pritje për gjykim dhe rreth 13 mijë dosje. Situata vijon të jetë problematike, ndaj reforma në drejtësi është e domosdoshme. Në gjykim kemi disa çështje pronash, kemi edhe disa kërkesa për pensione ushtarakësh”, tha Zaganjori.
Sipas tij, Gjykata e Lartë në thelb duhet të jetë një gjykatë karriere, “por të ketë parashikime të tilla si një % të vijnë edhe jashtë sistemit por me kritere shumë të forta”.
Çështja për “21 Janarin” do të trajtohet së shpejti nga gjykata. Ai theksoi se dosja për “21 janarin” është shumë voluminoze, dhe ka shumë ngarkesë, ndërsa ka shtuar se deri me tani është përgatitur një relacion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY