EMRI/ Eksploziv biznesmenit te “Kristal”, arrestohet duke pirë kafe një i dyshuar

EMRI/ Eksploziv biznesmenit te “Kristal”, arrestohet duke pirë kafe një i dyshuar

37
0
Shares

Nuredin Suli

Polica ka prangosur një të dyshuar për vendosjen e eksplozivit një biznesmeni dje, te një qendër tregtare. Sipas burimeve të policisë, Sulo Sulo është i dyshuari kryesor për atentatin e dështuar me eksploziv ndaj biznesmenit Nuredin Suli, dje te Qendra Tregtare “Kristal”. Për këtë Sulo Sulo, vëllai i autorit të dënuar për vrasjen e vëllait të Nuredin Sulit në vitin 2012, u ndalua nga policia ndërsa ndodhej në një kafe në qytetin e Fierit, edhe pse me banim është në kryeqytet. Policia sekuestroi edhe një automjet “Audi” A 6 i blinduar, me të cilin Sulo dyshohet se lëvizte për shkak të hasmërive me familjen e Nuredin Sulit.
Pas ndalimit nga policia e Fierit, Sulo Sulo është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës për t’u marrë në pyetje nga hetuesit e zyrës së Krimeve të Rënda të kësaj drejtorie.
Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje, Sulo ka mohuar dhe ka pretenduar se nuk ka lidhje me atentatin.
Mësohet se policia ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë pjesëtarë të së njëjtës familje, të cilët gjithashtu kanë mohuar të kenë lidhje me atentatin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY