OSHEE i kërkon 8 milionë euro dëmshpërblim, shtyhet seanca e parë ndaj...

OSHEE i kërkon 8 milionë euro dëmshpërblim, shtyhet seanca e parë ndaj Kastriot Ismailajt

239
0
Shares

Nis me shtyrje gjyqi ndaj Kastriot Ismailajt. Shkak i shtyrjes që në seancën e parë, ka qenë pamundësia e formimit të trupit gjykues, për shkak të dorëheqjes së një prej anëtarëve të këtij trupi.
Ka qenë kryetarja e trupit gjykues, Enkeljeda Hajro, e cila ka dhënë dorëheqjen nga pjesëmarrja në këtë gjykim. Seanca e radhës për Ismailajn në Gjykatën e Tiranës pritet të mbahet më 23 shkurt. Deri atëherë, në se pranohet dorëheqja e gjyqtares, pritet të hidhet një tjetër short dhe të përzgjidhet një tjetër gjyqtar për këtë çështje.
Vetë  Kastriot Ismailaj nuk ishte në seancën e sotme dhe u përfaqësua nga avokati Vladimir Meci. Kastriot Ismailaj akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash 4.6 milionë euro. Sipas akuzës, mashtrimi i Ismailajt ka ndodhur me kompani fiktive në mbledhjen e borxheve të CEZ. Për këtë arsye, OSHEE paditi Kastriot Ismailajn dhe kërkon dëmshpërblim 8 milionë euro dëmshpërblim.
Kastriot Ismailaj ka qenë administrator i kompanisë DIA për mbledhjen e borxheve.
Sipas OSHEE, kërkesa për dëmshpërblim lidhet më mashtrimin për mbledhjen e debive. Nga ana tjetër, kjo kërkesë për dëmshpërblim ndaj Ismailajt, lidhet edhe me dëmshpërblimin nga procesi në Arbitrazh dhe fitimin e munguar.
Sipas OSHEE, gjykata të vendosë masën e sekuestros mbi pasuritë e Ismailajt.
OSHEE kërkon që Ismailaj të paguajë shpenzimet gjyqësore dhe kamatëvonesat.

oshe kerkese apdia nga kastriot ismailajt

oshe kerkese apdia nga kastriot ismailajt1

Kërkesë padia e OSHEE-së ndaj Kastriot Ismailajt

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY