Berat, shkatërrohet rrjeti prostitucionit, ndalohet tutori dhe klienti 72-vjeçar

Berat, shkatërrohet rrjeti prostitucionit, ndalohet tutori dhe klienti 72-vjeçar

49
0
Shares

Një tjetër operacion, kundër rrjeteve të ushtrimit dhe favorizimit të prostitucionit u finalizua në Berat. Si rezultat, i finalizimit te operacionit “Pensionisti”, u ndaluan nga policia, turiti dhe një klient 72 vjeçar.
Burime të drejtorisë së Policisë Vendore të beratit, bëjnë të ditur se nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në kuadër të këtij operacioni u  bë ndalimi i Asqeri Myrteli, 39 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni shtetasen H. A.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë edhe B. Dh., 72 vjeç, banues në Kuçovë, si dhe u shpall në kërkim K. B., 26 vjeç, banues në Kuçovë.
Procedimi ndaj B. Dh., dhe shpallja në kërkim ndaj shtetasit K. B., u bë pasi, kanë ushtruar prostitucion me shtetasen H. A., kundrejt shumës 2000 deri 3000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën “Shfrytëzimi i prostitucionit” në ngarkim të shtetasit Asqeri Myrteli,  dhe për veprën penale “Ushtrim i prostitucionit” në ngarkim të shtetasve B. Dh., dhe K. B., parashikuar nga nenet  114/a dhe 113/b të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY