VENDIMI/Punësimi i të rinjve, 4 paga falas nga zyrat e punësimit

VENDIMI/Punësimi i të rinjve, 4 paga falas nga zyrat e punësimit

121
0
Shares

Një vendim i Këshillit të Ministrave për nxitjen e punësimit të të rinjve mund të sjell përfitime për ata që punësohen por edhe për kompaninë.

Kush përfiton nga vendimi:

Përfitues të këtij programi janë punëkërkues të rinj, të diplomuar me arsim të lartë në nivelin “Bachelor” apo “Master”, nën moshën 30 vjeç. Punëkërkuesit do të përfitojnë formim nëpërmjet punës dhe punësim, sipas fushës së diplomimit. Zyra përkatëse e punësimit financon punëdhënësin.

Masa e financimit nga shteti:

a) në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj, për trajnimin nëpërmjet punës për çdo person, për një periudhë 3-mujore;

b) për çdo punëkërkues të papunë të përfshirë në program me një pagesë pjesëmarrjeje në kurs, në masën 100 për qind të pagës minimale në shkallë vendi, për të gjithë kohëzgjatjen e trajnimit. Zyra përkatëse e punësimit kryen edhe derdhjen e kontributit për sigurimin nga aksidentet në punë, në masën 0.3 për qind të pagës minimale, i cili derdhet në degën përkatëse;

c) me një financim mujor, në masën e sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore mbi pagën 25 000 (njëzet e pesë mijë lekë) për 9 muaj, me kusht që kohëzgjatja e kontratës së punës të mos jetë më e shkurtër se 15 muaj.

ç) për çdo punëkërkues të papunë të përfshirë sipas këtij programi, me katër paga, në vlerën 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë, në muajin e tretë e të katërt dhe në muajin e tetë e të nëntë të kontratës. Ndërsa për muajt e tjerë financon punëdhënësi.”.

Ndërkaq vendimi saktëson se punëdhënësit e rinj kanë të drejtë të kërkojnë të përfshijnë në program deri në 40% të numrit të punonjësve të punësuar.

Përjashtohen nga përfitimi kompanitë të cilat kanë detyrime ndaj organeve tatimore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY