SKANDAL/ Siguria e hapësirës detare në duart e një dyqani celularësh

SKANDAL/ Siguria e hapësirës detare në duart e një dyqani celularësh

58
0
Shares

Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, ka zbuluar detaje të padëgjuara më parë, në kryerjen e tenderëve nga kjo Ministri.
Kështu, vetëm në Ministrinë e drejtuar nga Mimi Kodheli, gjiganti amerikan i teknologjisë “Lockheed Martin”, mund të zëvendësohet me një të rënë të lapsit me një dyqan që shet celularë në rrugën e Durrësit.
Ka ndodhur pikërisht kështu.
Sipas materialit që KLSH i ka drejtuar Ministres se Mbrojtjes, Kodheli dhe që është siguruar nga TV Klan, bëhet e ditur se tenderi për blerje furnizim – instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, zhvilluar në vitin 2014, me një vlerë gati një milionë euro, është plot me probleme dhe gafa nga më ordineret.
Kështu, përveç faktit që ky tender konsiderohet si i “klasifikuar”, pra i mbyllur, kur deri një vit më parë në qeverinë para-ardhëse ai ishte i hapur, procedura e ndjekur, ka skualifikuar që në krye të herës, kompaninë gjigante amerikane “Lockheed Martin”, kompani që dhe e ka ndërtuar këtë sistem dhe që do i jepte më shumë garanci e besueshmëri vijimit të punimeve aty, pasi nuk është thirrur farë në këtë procedurë tenderimi.
Aspak bindës dhe me nuancë korruptive është tenderi i ministrisë së Mbrojtjes të drejtuar nga Mimi Kodheli, si edhe përcaktimi i shumës limit për këtë tender, 85 milionë lekë pa TVSH, ose ka gati një milionë dollarë, kur vetë “Lockheed Martin”, për të njëjtin shërbim më parë ka ofruar 220.000 dollarë, pra gati katër herë më pak.
Por nuk mjafton mos thirrja për ofertë e gjigantëve amerikanë të “Lockeheed, por fitues i tenderit që do të ketë në kontroll të gjithë sistemin e vëzhgimit të hapësirës detare është shpallur “Idea Tel”, sh. p. k., që nuk është asgjë tjetër veçse një dyqan që ofron shitje celularësh në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë.
Pikërisht përzgjedhja në mënyrë kaq të dyshimtë të operatorit fitues, për një punë kaq specifike dhe delikate, ku më parë operonin kompani që bëjnë të njëjtën punë në Amerikë, e pothuajse gjithë botën, por që për Znj. Kodheli mund të bëhet edhe nga një dyqan celularësh, ka sjellë edhe problem në zbatimin e saj.
Sipas të njëjtit raport të KLSH, kompania fituese, ose më mirë dyqani i celularëve të “Rrugës së Durrësit”, “Ideal Tel”, ka vonuar në zbatimin dhe dorëzimin e punimeve, vonesa për të cilat KLSH, e detyron këtë operator të kthejë mbrapsht në formën e dëmshpërblimit një shumë prej më shumë se 4 milionë lekësh.
Por raporti i KLSH për kontrollin në Ministrinë e Mbrojtjes, zbulon se, përveç skandalit që një dyqan që shet celularë është përzgjedhur për të vëzhguar sistemin e hapësirës detare, për rikonstruksionin e godinës së Ministrisë së Mbrojtjes me një fond limit prej gati 800 milionë lekësh, Ministria e drejtuar nga Mimi Kodheli përzgjedh sërish me procedurë të mbyllur, një operator që në QKR rezulton të jetë një kompani pastrimi dhe punëtorët e deklaruar të saj, rezultojnë të quhen fshesarë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY