VIDEO, SHQIPËRI – ARMENI 0 – 3/ Ndeshja minutë pa minute dhe...

VIDEO, SHQIPËRI – ARMENI 0 – 3/ Ndeshja minutë pa minute dhe tre golat

161
0
Shares

Rezultati: Armeni – Shqipëri,  0 – 3
Golat: K. Hovhannisyan (aut) 9′, Gjimshiti 23′, Sadiku 76′
Armenia: Kasparov; Andonian, Haroyan, Arzumanyan, K.Hovannisyan, Mkrtchyan, Pizzelli, Ghazaryan, Yusbashyan. Mkhitaryn, Movisisyan.
Shqipëria: Berisha; Hysaj, Cana, Gjimshiti, Aliji, Memushaj, Basha, Xhaka; Roshi, Gashi, Cikalleshi.
Arbitër kryesor: Simon Marciniak (POL)


Ndeshja, minutë pas minute

Pjesa e parë
2′ Kuqezinjtë marrin topin, tentojnë të depërtojnë në gjysmëfushën e vendasve me anë të Bashës, por largojnë rrezikun armenët.
6′ Goditje dënimi për Armenët, Berisha shpëton portën për mrekulli.
8′ Skuadra Armene qarkullon topin, krijon rast goli, por nuk ja del. E rimarrin topin kuqezinjtë
9′ GOOOOOL! Roshi gjuan drejt portës, topi ndalet në murin armen, Cikalleshi e shtyn më tutje në
15′ Djemtë e De Biazit qarkullojnë topin, pasime të shpejta, por nuk arrijnë të depërtojnë në zonën e vendasve.  
21′ Cikalleshi niset i vetëm drejt portës, gjuan fuqishëm por pret portieri armen. 
23′ GOOOOOL! Aksion i kuqezinjëve, Gjimshiti realizon golin e dytë për skuadrën.
31′ Kundërsulmojnë kuqezintë me anë të Roshit, por ndërhyn mbrojtja armene. 
34′ Kundërsulmojnë armenët, vihet në rrezik porta e Berishës, por Gashi largon topin nga zona. 
40’ minuta lojë, kuqezinjtë luajnë më mirë,krijojnë raste dhe provojnë të gjejnë hapësirë për të realizuar golin e tretë, por nuk finalizojnë me sukses. 
45′ Tension në fushë, kuqeiznjtë shpëtojnë nga pësimi i golit. Xhaka përplaset me njërin nga lojtarët armenë. Pizzeli godet fuqishëm drejt portës, por topi përfundon jashtë kuadrati, asnjë rrezik për gardianin Berisha.
 

Pjesa e dytë
46′ Kuqezinjtë e nisën mirë, kanë rastin të realizojnë golin e tretë me anë të dyshes Cikalleshi – Basha, por pa rezultat.
47′ Gashi godet fuqishëm drejt portës, por pret portieri armen Kasparov. 
48′ Kundërsulm i armenëve, tentojnë, por mbyll mirë Berisha. 
51′ Kartoni i parë i verdhë për kuqezinjtë, ndëshkohet Naser Aliji.
55′ Armenët luajnë për pak minuta në gjysmëfushën e kuqeiznjëve, tentojnë të finalizojnë por mbyll mirë mbrojtja e De Biazit.
58′  Zëvendësimi i parë tek Shqipëria. Del Cikalleshi futet Sadiku. 
60′ Krosim nga e djathta për Mkrtchyan i cili godet fuqishëm  por topi përfundon jashtë. 
64′ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, pasi shkakton faull ndaj Sarkisov. 
65′ Kundërsulmojnë kuqezinjtë. Basha rrëmben një top në mesfushë, pason drejt Roshit në të djathtë, mesfushori tenton të krosojë në zonë aty ku ndodhet Gjimshiti i vetëm para portierit, por topi devijohet nga njëri nga mbrojtësit armen.
71′ Pizzeli godet fuqishëm nga distanca, por pret Berisha.
72′ De Biazi kryen zëvendësimin i dytë, futet Kukeli. 
75′ Mkrtchyan godet fuqishëm drejt portëspor topi përfundon jashtë. 
76′ GOOOOOL! Roshi kroson nga e djathta për Sadiku në zonë i cili godet drejt portës dhe çon në rrjetë. Shqipëria siguron kualifikimin drejt “Franë 2016”.
80′ Shkakton faull, Basha ndëshkohet me karton të verdhë. 
81′ Goditje dënimi për Armeninë, godet Pizzeli por topi përfundon mbi traversë. 
86′ De Biazi kryen zëvendësimin e tretë. Del Basha, futet Abrashi.
90′ Akordohen 3 minuta shtesë.
93′ Mbyllet ndeshja. Shqipëria finaliste e “Francë 2016”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY