De Biazi: Serbinë e lamë në shtëpi, vetë shkojmë në Francë

De Biazi: Serbinë e lamë në shtëpi, vetë shkojmë në Francë

39
0
Shares

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Xhani De Biazi ka folur pas ndeshjesh historike me Armëninë, e cila i siguroi kuqezinjve pjesëmarrjen në Euro 2016.
De Biazi e ka nisur me një batutë prononcimin duke folur edhe për sfidën e humbur ndaj Serbisë. “Serbinë e lamë në shtëpi, vetë shkojmë në Europian”, tha trajneri i kuqezinjve.
“Duhet ta mposhtnim Serbinë në shtëpi, por ajo është tashmë e shkuar. Serbinë e lamë në shtëpi dhe vetë shkojmë në Europian. Kishim një presion mbi kurriz. Në fillim të lojës shënuam gol dhe e dyfishuam më pas rezultatin. Djemtë luajtën mjaft mirë dhe unë jam super i lumtur. Është një fitore që ia dedikoj familjes time fillimisht, shqiptarëve dhe djemve të Kombëtares. U uroj lumturi të gjithëve.
Unë uroj gjithashtu që vendi të rritet dhe u kam thënë djemve, nëse besoni në diçka atëherë do ta arrijmë. Dikush ka qeshur me ne në fillim, por ai që ka qeshur sot vjen feston me ne”, ka thënë De Biazi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY