SKLANDALI/ “Prishja e qetësisë” së Ramës, Endri Fuga kërcënon mediat që publikuan...

SKLANDALI/ “Prishja e qetësisë” së Ramës, Endri Fuga kërcënon mediat që publikuan ndalimin e pilotit gjerman

49
0
Shares

Drejtori i komunikimit të Kryeministrit shqiptar, Endri Fuga, ju bën presion medieve që botuan lajmin për skandalin e “prishjes së qetësisë” së kryeministrit, pasuar më ndalimin për rreth 4 orë të pilotit gjerman të helikopterit.
Sipas gazetës “Dita” e cila ishte e para që publikoi këtë lajm, denoncon se Endri Fuga, “ka kërkuar fillimisht me lutje e më pas me presion heqjen e lajmit nga faqja online”.
endri fugatwt“Kryeministria ka reaguar ndaj lajmit të botuar në gazetën ‘Dita’ në fillim privatisht nëpërmjet drejtorit të komunikimit Endri Fuga.
I njëjti ka shkruar më pas një status të mjegullt në rrjetet sociale.
‘Botojnë një lajm të rremë për dava pilotash dhe helikopterash – shkruan z. Fuga – dhe kur ua përgënjeshtron me fakte thonë s’e ndryshojmë se ka 5 mijë klikime’.
Drejtori i Komunikimit nuk ka paraqitur asnjë fakt në bisedën private që ka pasur me redaksinë e ‘Dita’-s, por thjesht ka kërkuar fillimisht me lutje e më pas me presion heqjen e lajmit nga faqja online.
Mesazhet e tij gjenden në celularin e redaksisë me të cilin ka komunikuar, ashtu si edhe emaile më të hershme ku disa fakte të një natyre tjetër janë vërtetë kokëforta.
Nuk janë përmendur në bisedën me z. Fuga klikimet. Në postimin e tij të cituar jo rastësisht nga mediat pranë Berishës z. Fuga ka harruar një zero, por gjithsesi klikimet nuk janë në asnjë rrethanë pjesa më e rëndësishme e një raportimi”, bënë të ditur gazeta “Dita”, presionin sipas saj të Endri Fugës, drejtorit të Komunikimit të Kryeministrit.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/SKANDAL_I_prishi_qetesine_kryeministrit_ne_Dhermi_ndalohet_ne_Rinas_piloti_i_certifikuar_nga_NATO_5842_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY