Kadilli: Bulevardi i ri i Tiranës beteja për historinë, Veliaj ushtari i...

Kadilli: Bulevardi i ri i Tiranës beteja për historinë, Veliaj ushtari i mirë që zbuloi urrejtjen e Ramës

58
0
Shares

Fatabardh Kadilli, Sekretari i për Burimet Njerëzore në PD e shikon projektin e Bashës të bllokuar nga Rama, për Bulevardin e ri të Tiranës, si betejë për historinë. Konfirmimi i largimit të Erion Veliajt nga ky projekt, dhe servilja e një tjetër projekti imagjinar, si ide e Edi Ramës, për Kadillin është zgjimi i urrejtjes që Rama ka pasur për këtë projekt, të cilin e pengoi dhe po tenton ta ndryshojë.

Mesazhi i plotë i Fatbardh Kadillit
“Veliaj shpall luftën e Ramës për historinë. Duke njoftuar ndryshimin e projektit për Bulevardin e Ri të Tiranës, ushtari i mirë Veliaj hidhet në sulm për t’i shërbyer betejës së Ramës për historinë. Deklaron se do kthehemi tek ideja origjinale – nënkupto një ide që ka qenë para se Basha të shpallte me bujë projektin për Bulevardin e Ri, dhe që doemos kjo ide ka qenë veç në mendjen e Ramës.
Sjellje tipike e kotësisë me te cilën ushqejnë veten politikanët e tipit Rama, Veliaj. Njerëz qe udhëhiqen nga bindja se historia fillon me ata.
Nuk ka asnjë projekt me të cilin Basha u identifikua më shumë se sa ndërtimi i Bulevardit të Ri. Nuk ka asnjë projekt që Rama Kryeministër bllokoi me më shumë verbëri se sa Bulevardin.
Rama është i qarte, se projekti i zgjatimit të Bulevardit dhe sistemimi i Lumit të Tiranës janë ndërhyrje që jo vetëm lëne gjurmë, por krijojnë strukturën e zhvillimit të ardhshëm të Kryeqytetit, ashtu si dikur, 70 vjet më parë, ndërtimi i Bulevardit dhe sistemimi i Lanës dhanë koordinatat e Tiranës së sotme. Ndaj nuk do në asnjë mënyrë t’i lërë meritën e këtij projekti vizionar rivalit të tij. Ndaj e pengoi, ndaj edhe e urren si projekt, aq sa edhe emrin tenton t’ia ndryshojë. Nga bulevard në park. Ndaj hyn në këtë luftë me historinë Ushtari i Mirë Veliaj”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY