KQZ shpall rezultatin përfundimtar dhe vlerën 45.16 lekë të një vote

KQZ shpall rezultatin përfundimtar dhe vlerën 45.16 lekë të një vote

41
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot zgjedhjet e 21 qershorit 2015-të dhe shpall rezultatin përfundimtar.
Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi në një deklaratë për mediat vlerësoi procesin, duke i cilësuar zgjedhjet lokale 2015-të të lira, me standarde dhe të gjithë pranuara.
Sipas Luzit, KQZ-ja ka kontribuar që ky proces të arrijë standarde.
Nga zgjedhjet vendore të 21 qershorit, Partia Socialiste mori një rezultat 25.78 %, PD 20.33 %, LSI 16.64 %, e më pas renditen partitë e tjera me radhë. KQZ-ja sqaron se vota të vlefshme në këto zgjedhje ishin 1.562.161, prej të cilave, “Aleanca për Shqipërinë Europiane” siguroi 991.609 vota, “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet” 507.285 vota.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar gjithashtu sot partitë që do të marrin më shumë fonde pas zgjedhjeve të 21 qershorit dhe ato që duhet të kthejnë lekët.
Sipas aktit të miratuar LSI është partia që përfiton më shumë fonde, në bazë ta votave të marra. Partia e Ilir Metës do të shtojë në buxhetin e saj edhe 6.8 milion lekë, ndërsa në vend të dytë është FRD me 1.2 milion lekë. Partia Demokratike do të fitojë 487 mijë lekë, ndërsa Partia Socialiste vetëm 65 mijë lekë.
Në listë janë edhe 46 parti të cilat duhet të kthejnë lekët, pasi fondet e marra paraprakisht ishin më shumë se sa votat që morën në 21 qershor.
Në krye të kësaj liste është PDS e Milos e cila duhet të kthejë 1.3 milion lekë. Kjo forcë politike duket se ka dalë shumë e dëmtuar nga koalicioni me PS-në në 21 qershor. Kështu, pasi nuk po respektohet marrëveshja dhe nuk po merr poste në qeverisjen qendrore Milo duhet ti kthejë KQZ-së një shumë të konsiderueshme për buxhetin e kësaj partie.
KQZ ka përllogaritur gjithashtu edhe vlerën e një vote, e cila është 45.16 lekë.
Kjo shifër ka dalë nga fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për financimin e fushatës zgjedhore të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e datës 21 qershor 2015 ishte 65 milionë lekë, i cili u pjesëtua me 1.439.377, shifër kjo që korrespondon me numrin e votave të vlefshme të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e datës 21 qershor 2015 dhe që fituan jo më pak se 0.5 për qind të votave të vlefshme në shkallë vendi.
Rezultati, 45.16 lekë është vlera e një vote të vlefshme.
Vlera 45.16 lekë u shumëzua rast pas rasti me numrin e votave të vlefshme të fituara nga secila parti që përfiton, pra që ka fituar jo më pak se 0.5 për qind të votave të vlefshme në shkallë vendi në zgjedhjet e datës 21 qershor 2015. Shifra që del është ajo që përfiton secila parti politike, sqarohet në vendimin e KQZ-së.
Nga kjo shumë zbritet fondi i dhënë paradhënie, sipas përcaktimeve të nenit 87/3 të Kodit Zgjedhor. Nëse shuma e marrë paradhënie është më e madhe se llogaritja përfundimtare, partia duhet të kthejë fondet në buxhetin e shtetit; në rast të kundërt përfiton fonde shtesë nga buxheti i shtetit, përcaktohet nga KQZ-ja. Partitë që kanë kundërshtime, mund të ankohen në Kolegjin Zgjedhor brenda 5 ditëve nga shpallja e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY