ANALIZA E HUMBJES / PD, si do të ristrukturohet dhe emrat e...

ANALIZA E HUMBJES / PD, si do të ristrukturohet dhe emrat e rinj drejtues

38
0
Shares

Analiza e rezultatit zgjedhor që pritet të zhvillohet muajin e ardhshëm, parashikon dhe rifreskimin e strukturave të PD-së jo vetëm në degë, por edhe në qendër. Projekti i ri i kreut të PD-së parashikon edhe plotësimin e vakuumit të krijuar në degën më të madhe të vendit, atë të Tiranës. Në garën për kryeqytetin, defekti kryesor në fushatën e demokratëve ishte mënyra e organizimit të strukturave të degëve të Tiranës, të cilat sipas drejtuesve të PD-së, treguan se nuk ishin efikase.
Në procesin e parë të ristrukturimit të strukturave të reja, në kryeqytet u ngritën 13 degë të PD-së, po aq sa edhe numri i njësive bashkiake, ku posti i kryetarit të Tiranës u “shkri” dhe formalisht mbahej nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Pas rezultatit negativ që e djathta arriti dy muaj më parë në kryeqytet, pritet që rifreskimi i strukturave të parashikojë ngritjen e një dege të madhe të Tiranës, ku degët aktuale do të rikthehen sërish në nëndegë, dhe kryetar i PD-së në Tiranë pritet të jetë ish-kandidati për kryebashkiak, Halim Kosova, raporton gazeta “Shqip”.
Një tjetër rikthim në selinë blu, pritet edhe ai i kandidates së PD-së për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, e cila do të vijojë të ushtrojë funksionin e saj në krye të departamentit për marrëdhëniet me publikun në këtë parti, post të cilin e mbante prej afro një viti.
Ndërkaq, pritet që të plotësohet dhe vendi vakant i mbetur në departamentin për rendin e Sigurinë në PD, pas fitores që ish-drejtuesi Bashkim Shehu arriti në zgjedhjet për kryebashkiak të Kukësit. Dy janë emrat që kanë nisur të përfliten gjatë këtyre ditëve për këtë post, ai ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, dhe i deputetit më të ri në PD, Asllan Dogjani.
Ajo që është e paqartë, ka të bëjë me të ardhmen politike të ish-kandidatit tjetër të PD-së, për kryebashkiak të Elbasanit, Ardian Turku, i cili humbi përballjen e tij me kryebashkiakun e majtë Qazim Sejdini. Pavarësisht rezultatit në këtë garë, Turku, ashtu si dhe Kosova, konsiderohen nga kryedemokrati Basha si vlera në PD, dhe mundësia e rikthimit të tij në parti është më se e sigurt, por roli që ai do të ketë deri në zgjedhjet e 2017-s nuk është vendosur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY