Levan-Vlorë, përmbyset makina, plagosen 5 anëtarë të një familje

Levan-Vlorë, përmbyset makina, plagosen 5 anëtarë të një familje

42
0
Shares
Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Vlorë, e si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, anëtarë të një familje. Familja ishte duke udhëtuar me një  mjet tip “VolksËagen” me targa greke IIEP 5274, kur është përplasur me trafikndarësen, e më pas është përmbysur.
Sipas të dhënave të policisë e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje, shkak për aksidentin e rëndë ka qenë humbja e kontrollit të makinës si pasojë e pagjumësisë së personit që drejtonte automjetin. Personat e aksidentuar jaënë dërguar menjëherë në Spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por 3 prej pjesëtarëve të familjes ndodhen në gjendje më të rëndë se personat e tjerë. 
Mësohet se personat ishin duke shkuar me pushime në jug, ndërsa policia po punon për të zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY