Elbasan, arrestohet infermieri, tentoi të abuzojë më pacienten e mitur

Elbasan, arrestohet infermieri, tentoi të abuzojë më pacienten e mitur

48
0
Shares

Është arrestuar një infermier pasi ka tentuar të abuzojë më një paciente. Ngjarja ka ndodhur në Spitalin e Elbasanit, ku pas denoncimit në polici nga e mitura në praninë e psikologëve dhe familjarëve, është bërë e mundur  arrestimi i infermierit Everest Duka, 26 vjeç.
I ndaluari, i cili është infermier në pavionin e nefrologjisë, ishte me shërbim në spitalin “Xhaferr Kongoli” kur tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën 16-vjeçare me iniciale S.B.  Por forcat blu kanë vënë në pranga infermierin 26-vjeçar pas kallëzimit nga e mitura.
Mbi të arrestuarin rëndon akuza e “Marrëdhënie  seksuale   me  dhunë  me  të  mitur  të  moshës  14-18  vjeç,  mbetur  në  tentativë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY