Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i jep 3 pikë Shqipërisë për ndeshjen me...

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i jep 3 pikë Shqipërisë për ndeshjen me Serbinë

36
0
Shares

Gjykata e arbitrazhit Sportiv (CAS) ka vendosur sot, që Shqipëria të fitojë tre pikët, në ndeshjen me Serbinë, e cila u ndërpre, pas dhunës fizike të ushtruar nga tifozët serbë.
Lajmi konfirmohet nga Presidenti i FSHF-së, Armando Duka.
Ky është një vendim i rëndësishëm dhe njëkohësisht historik për Shqipërinë e futbollit.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e mbledhur në Lozanë të Zvicrës dha verdiktin e saj sot në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri të 14 tetorit të kaluar.
Me këtë vendim të sotëm të CAS, përfaqësuesja jonë e futbollit shkon në vendin e dytë të klasifikimit në grupin i të eliminatoreve, me 10 pikë, po aq sa Danimarka, por me një ndeshje më shumë në dispozicion për të luajtu.
grupi iVendimi i CAS-it erdhi pas disa shtyrjesh. Fillimisht u komunikua se do të jepej në 29 maj, pastaj u shty për në 12 qershor dhe më pas u përcaktua si afat i fundit 10 korriku.
Me sytë nga CAS nuk ishte vetëm Shqipëria e Serbia por edhe gjithë skuadrat e grupit I si Portugalia e Danimarka.
Në CAS kanë apeluar vendimet e Komisioneve të UEFA-s si FSHF ashtu edhe Federata Serbe. Federata jonë ka qenë e qartë në kërkesën e saj 3 pikët për djemtë e De Biasit të cilët u dhunuan në Beograd.
Në seancat dëgjimore me të dyja palët gjyqtarët e Arbitrazhit kanë dëgjuar edhe versionet e palëve të përfshira ku për herë të parë është diskutuar edhe për koret raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen e 14 tetorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY