“Babagjyshi” Ilir Kupa, në burg edhe për akuzat greke

“Babagjyshi” Ilir Kupa, në burg edhe për akuzat greke

98
0
Shares

Ilir Kupa, një prej të dyshuarve si “Babagjysh”, për grabitjen e një qendre tregtare në Tiranë, do të përballet me drejtësinë shqiptare për akuza të tjera të rënda. Me kërkesë të autoriteteve greke të drejtësisë, Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi ndaj Kupës masën e sigurisë “arrest me burg” pas dyshimeve për akuzën e “vrasjes së punonjësit të policisë mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim në dy raste, krijimit të grupit të strukturuar kriminal dhe arratisjes nga vendi i vuajtjes së dënimit.
Për të njëjtat akuza, gjykata caktoi “arrest me burg” edhe për Fatos Sulajn, i cili gjithashtu u arratis nga Trikalla. Të dyshuarit Kupa dhe Sulaj, i dëgjuan zyrtarisht akuzat ditën e djeshme gjatë dy seancave me dyer të mbyllura.
Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Ilir Kupa dhe Fatos Sulaj, do të hetohen për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur më 23 mars 2013, në burgun e sigurisë së lartë në Trikalla të Greqisë.  Pas një sulmi me armë nga persona nga jashtë burgut, që u pësua me përleshje masive në burg, arritën të arratiseshin 11 persona, mes tyre tetë shqiptare, dy prej të cilëve ishin Kupa dhe Sulaj. Këta dy të arratisur, që tashmë ndodhen të arrestuar në Shqipëri, akuzohen për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj dy punonjësve të policisë së burgut, Kosta Kara, 40-vjeçar dhe Dhimitri Mihail, 37 vjeç.
Për shkak të mungesës së marrëveshjes së ekstradimit, autoritet greke kanë kërkuar që dy të dyshuarit të hetohen dhe gjykohen në Shqipëri. Prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Trenova është duke kryer hetime për ngjarjen e rëndë të ndodhur në shtetin fqinj. Por, ndërsa Kupa dhe Sulaj do të përgjigjen për trazirat e ndodhura në burg, në Greqi askush nuk është marrë në përgjegjësi penale për vrasjen e Ermir Sinanit e Marjan Kolës si dhe Flamur Sinanit, që u ekzekutuan nga policia greke, që po i ndiqte për t’i arrestuar pas arratisjes.
Ilir Kupa dhe Fatos Sulaj, janë dy nga 11 të arratisurit nga burgu i Trikallas në Greqi në mars të 2013, tre prej të cilëve u kapën menjëherë. Ermal Lita u arrestua në muajin maj pas grabitjes në supermarket në Peristeri. Admir Murataj dhe Klement Cala, të dyshuar për grabitjen e 1 mln eurove në Bankën e Larisas, mendohet se janë larguar nga Greqia.
Ermir Sinani dhe Flamur Sinani (ky i fundit jo i arratisur) u vranë në përleshje me policinë në Koniska, pak javë pas arratisjes. Marian Kola u vra më 6 gusht 2013, nga të shtënat e policëve grekë, gjatë shkëmbimit të zjarrit, pranë fshatit Vrosina të Sulit. Kësaj përplasje me armë i shpëtoi Kupa, i cili mundi të hynte në Shqipëri dhe qëndroi në arrati për më shumë së dhjetë muaj.
Më 25 janar 2014, Ilir Kupa u ndalua në afërsi të Urës së Kasharit në kryeqytet. Pak ditë pas arrestimit të Kupës, në pranga ra dhe Fatos Sulaj, një tjetër i arratisur nga Trikalla. Tashmë të dy këta të dyshuar, do të përballen me drejtësinë, për akuza të rënda, për të cilat rrezikojnë dënim mbi 25 vite.

(BW)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY