FOTO/ Vladimir Gjuta mohon akuzat, i gjendet një pistoletë me inicialet e...

FOTO/ Vladimir Gjuta mohon akuzat, i gjendet një pistoletë me inicialet e emrit të tij

225
0
Shares

Një ditë pas arrestimit në tunelin e Kalimashit, një prej personave të konsideruar nga policia si i rrezikshëm dhe i akuzuar për atentatet me tritol në kryeqytet, Vladimir Gjuta mohon përgjegjësinë për këto ngjarje. Ai ka thënë se do të dorëzohej vetë pas zgjedhjeve të 21 qershorit.
pistoleta v gjBurime nga policia bëjnë me dije se në makinën që shoqëronte Gjutën është gjetur një armë, e tipit “Glock” me inicialet V. Gj., e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Arma ishte me silenciator të personalizuar ndërsa është gjetur në orën 03:00 gjatë kontrollit të mjetit, në baterinë e makinës.
silenciatorPolicia pohon se po hetohet pasuria e Vladimir Gjutës nga autoritetet italiane dhe nga autoritetet angleze
Vladimir Gjuta, sipas policisë lëvizte lirshëm, por nuk fliste në telefon. Mësohet se gjatë qëndrimit në Tiranë ai komunikonte me korrier.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY