Ekstradohet drejt Italisë shijakasi i kërkuar për shfrytëzim prostitucioni

Ekstradohet drejt Italisë shijakasi i kërkuar për shfrytëzim prostitucioni

39
0
Shares

Sot u krye ekstradimi nga Shqipëria drejt Italisë, i 48 vjeçarit Gani Doku, banues në Sallmone, Shijak.
Sipas burimeve zurtare të policisë shqipatare, mësohet se ky person është arrestuar në datën 10. 03. 2015 në Shijak, në kuadër të Operacionit Ndërkombëtar “ALBA NOSTRA 2”, i cili është zhvilluar  Itali (Milano, Pavia, Macerata, Asti), si dhe në shtetet Gjermani, Belgjikë, Rumani dhe Shqipëri.
Të njëta burime saktësojnë se, Interpol Roma/Itali, më datë 09. 03. 2015, ka bërë shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas, sepse Gjykata e Pavias /Itali, ka nxjerrë urdhër arrestin ndërkombëtar Nr. 501464/13 RGNR -3900/14 RG GIP, datë 11.02.2015, për Veprat Penale “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga neni 416, pika 1, 2, 3, dhe 5 të Kodit Penal Italian, si dhe nenet 4 dhe 7 tëLigjit  75/1958.  Maksimumi i dënimit 12 vjet burg.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në të njëjtën kohë në vendet e sipër cituara në total rreth 40 shtetas midis tyre dhe Gani Doku, i cili sot u ekstradua drejt Italisë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY