Elbasan, plani i masave të policisë dhe këshillat për sportdashësit e ndeshjes...

Elbasan, plani i masave të policisë dhe këshillat për sportdashësit e ndeshjes Shqipëri-Francë

54
0
Shares

Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan ka bërë të ditur planin e masave organizative për ruajtjen e rendit dhe qetësisë, si dhe për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Francë, që zhvillohet nesër në stadiumin ‘Elbasan Arena’.
Për këtë ndeshje, mësohet se do të angazhohen punonjës policie nga FNSH-ja (forcat e ndërhyrjes se shpejte), nga Sektori qarkullimit rrugor, nga Seksioni Rendit, nga Seksioni i parandalimit të hetimit të krimeve.
Policia e Elbasanit, ju bën të ditur sportdashësve do të hyjnë dy orë para ndeshjes në stadium, me qëllim shmangien e radhës, si edhe nuk do te lejohen marrja e fëmijëve të mitur pa u pajisur me biletë

Bllokimi i qarkullimit të automjeteve

Do të bllokohet shëtitorja nga Stadiumi deri tek 1 maji
Nga Bashkia deri te Shkolla Pedagogjike
Nuk do të lejohen parkimet ne sheshin përpara Pallatit Sportit
Nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës

Sportdashësit në stadium nuk duhet të kenë me vete

Sende të forta
Shishe (të çfarëdolloj)
Fishekzjarrë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY