FINALJA/ Barcelona Mbretëresha e Europës, mposht Juventus 3 – 1

FINALJA/ Barcelona Mbretëresha e Europës, mposht Juventus 3 – 1

59
0
Shares

Barcelona fiton për të pestën herë Champions League dhe përvetëson trofeun, ashtu sipas rregullores, duke e vendosur në muzen e saj të pasur

Minuta e 7 e shtesës së finales Barcelona – Juventus dhe Neymar shënon golin e tretë në një kundërsulm të Barcelonës, duke vulosur kurorëzimin e spanjollëve si Kampionë të Europës. Goli i tij shënon edhe fundin e kësaj finale.
Në fund të ndeshjes, pa dyshim, mund të thuhet se Barcelona e meritoi fitoren.
gol 1Këtë e demonstroi që në minutën e 4-të, kur pas një kombinimi mes katalanësve në krahun e majtë të cilët ju afruan zonës, Neymar pasoi te Iniesta, ky i fundit e ktheu në qendër te Rakiticc që gjuajti menjëherë dhe e dërgon topin në rrjetë.
Pjesa e parë u mbyll vetëm me një gol, ndërsa rastet e mundësitë e tjera nuk munguan nga të dyja skuadrat.
gol 2Fillimi i pjesës së dytë u duk se ishte më i mirë për Juventus.
Në minutën e 55’ Morato shënoi golin e barazimit për Juventus, pas një topi të përplasur në trupin e portierit të Barcelonës. Markizio pason te Lishtajner i cili u fut brenda zonës dhe ktheu topin në qendër. Aty përfitoi Tevez, që goditi, Ter Shtegen bëri mrekullinë, që nuk mjaftoi,  duke devijuar topin që më pas shkoi te kmbët e Moratës. Ky me portën bosh e dërgon drejt rrjetës.
Më pas, gjithcka do të fliste për Barcelonën.
gol 3Është radha e Suarez, që të mos gabojë. Në minutën e 68’, uruguajani i Barcelonës, ka kaluar spanjollët në avantazh. Pas një gjuajtje të Mesit, Bufon nuk ka mundur ta ndalë topin, i cili i përplasur në trupin e tij është kthyer te uruguajani, që e ka drejtuar në rrjetë.
gol 4Kur pritej fërshëllima e gjyqtarit për të përfunduar ndeshjen, ishte Neymar i cili vulosi fitoren, dhe fundin e ndeshjes.
barcelona-team-squad-uefa-champions-league-final-germany-berlin-june-2015Barcelona fiton për të pestën herë Champions League dhe përvetëson trofeun, ashtu sipas rregullores, duke e vendosur në muzen e saj të pasur.


Golat:
Rakitiç 04′, Morata 55’, Suarez 68’, Neyma 90+7’
Formacionet zyrtare
Juventus 4-3-1-2: Bufon, Barzali, Bonuçi, Lihshtanier, Evra, Pirlo, Markizio, Pogba, Vidal, Tevez, Morata
Barcelona 4-3-3: Ter Shtegen, Pike, Maskerano, D. Alvesh, Alba, Buskets, Rakitiç, Iniesta, Nejmar, Suarez, Mesi

Gjyqtar:
Cuneyt Cakir

Kartona të verdhë:
Vidal 10′, Pogba 40′

Minutë pas minute

Pjesa e parë
02′ Shkëndijen e parë e jep Juventusi, Tevez provon nga jashtë zone por  por goditja është e dobët dhe kontrollohet nga Ter Shtegen
04′ GOOOOOL BARCELONA. Kombinime të bukura nga katalanasit në krahun e majtë të cilët i afrohen zonës, Nejmar pason te Iniesta, ky i fundit e kthen në qendër te Rakitic që gjuan menjëherë dhe e dërgon topin në rrjetë
06′ Juve mundohet të reagojë dhe pas një zbritje të shpejtë Vidal provon nga jashtë zonës por topi kalon mbi tra
07′ Nejmar tenton nga distanca por goditja e tij kalon shumë pranë kuadratit të Bufon
10′ Vidal ndërhyn ashpër ndaj Buskets dhe arbitri e ndëshkon me karton të verdhë
13′ Sërish kërcënuese Barcelona. Dani Alvesh niset nga krahu i djathtë dhe i afrohet zonës, kthen pak më mbrapa për Suarez i cili gjuan menjëherë por Bufon bën mrekullinë duke devijuar topin
24′ Juventus tenton të kërcënojë duke krijuar raste, Morata provon me të majtën nga brenda zone pas një kombinimi me Tevez por goditja e tij përfundon jashtë
25′ Markizio lëshon një predhë nga distanca por topi kalon shumë pranë kuadratit të Ter Shtegen
35′ Pogba pengohet në zonë dhe lojtarët e Juves pretendojnë për penallti por arbitri nuk është i atij mendimi
39′ Suarez provon me dy gjuajtje brenda 1 minute, fillimisht nga krahu i djathtë me një gjuajtje tokazi por që përfundon jashtë dhe herën e dytë nga krahu i majtë me një goditje nga kufijtë e zonës që devijohet nga Bufon në goditje kendi
40′ Pogba ndërhyn ashpër ndaj Mesit dhe ndëshkohet me karton të verdhë
44’ Gabon Bufon me një dalje pas një krosi nga e majat, gabon edhe Suarez, i cili nuk godet dot në portën bosh me kokë
45’ Mbyllet pjesa e parë e finales, me rezultatin e fiksuar që në minutën e 4-të

Pjesa e dytë
48′ Zbritje e shpejtë e katalanasve, topi shkon te Suarez që futet brenda zonës nga krahu i majtë dhe godet por pret topin Bufon
51′ Kombinime perfekte, Nejmar-Suarez-Mesi dhe ky i fundit godet me të majtën nga brenda zone por topi kalon mbi traun e portës
55’ GOOOOOL JUVENTUS. Italianët barazojnë. Markizio pason te Lishtajner i cuili futet brenda zonës dhe kthen topin në qendër, aty përfiton Tevez, që godet por Ter Shtegen bën mrekullinë duke devijuar topin që më pas shkon te kmbët e Moratës, ky i fundit me portën bosh e dërgon drejt rrjetës
62′ Tevez ka një mundësi mjaft të mirë, argjentinasi provon nga brenda zonës por topi kalon ngjitur me shtyllën duke përfunduar jashtë
68’ GOOOOOL BARCELONA. Suarez nuk gabon këtë herë. Pas një gjuajtje të Mesit, Bufon nuk ka mundur ta ndalë topin, i cili i përplasur në trupin e tij është kthyer te uruguajani, i cili e ka drejtuar në rrjetë
71’ Gol i anuluar për Barcelonën, pas një dyshimi se Neymar e ka prekur topin me dorë, pas goditjes së tij me kokë
78′ Pogba provon me kokë por topi kalon mbi traun e portës
82′ Rakitiç jep një asist perfekt për Pike brenda zonës, spanjolli godet me një kthesë por topi kalon mbi traun e portës së Bufon
97’ GOOOOOL BARCELONA. Neymar shënon golin e tretë në një kundërsulm të Barcelonës. Goli i Neymar shënon edhe fundin e kësaj finale dhe shpalljen e Barcelonës, Kampione e Europës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY