Champion League, Berlini sonte qendra e Botës

Champion League, Berlini sonte qendra e Botës

41
0
Shares

200 shtete dhe 400 milionë shikues do të drejtojnë vëmendjen nga “Olympiastadion”, në finalen e madhe Juventus-Barcelona, me dy skuadra që e kanë fituar 6 herë në total

Berlini, do të jetë qendra e Botës për një mbrëmje…
400 milionë shikues në 200 vende të botës, 75 000 tifozë në stadium, 2500 të akredituar për tv, radio, të përditshme dhe medie të ndryshme: 1800 nga rrjetet televizive, 500 të shtypit të shkruar, 200 mes fotografëve dhe teknikëve. Një ushtri prej 480 personash – përjashto aktivitetet komerciale – do të jenë në punë për llogari të UEFA-s…
Dhe të gjithë këta për të ndjekur finalen e futbollit në “Olympiastadion” të Berlinit sonte në orën 20:45.
Nga njëra Barcelona e Luis Enrikes dhe faktori “MSN”, treshja e mrekullive Mesi-Suarez-Nejmar, që kanë shënuar 120 gola dhe që paraqiten në letër si “tmerr” për mbrojtjen bardhezi.
Nga ana tjetër Juventusi, skuadra më e mirë italiane e këtyre pesë viteve të fundit, ajo që padiskutim ka dominuar në çdo aspekt brenda “territorit”, teksa këtë sezon ka shkëlqyer edhe në Europë, duke gjunjëzuar ekipe si Dortmundi dhe Reali.
Të dy skuadrat vijnë si të barabarta dhe me një objektiv: të mbyllin rrethin. Tripleta është ëndrra për Juven, për Barcelonën, pasi kanë mbyllur llogaritë në vendet rrespektive, me nga dy trofe të fituara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY