Peshëngritja shqiptare pezullohet 6 muaj nga aktivitetet ndërkombëtare

Peshëngritja shqiptare pezullohet 6 muaj nga aktivitetet ndërkombëtare

57
0
Shares

Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka marrë një tjetër goditje nga Federata Ndërkombëtare pas skandaleve me doping që u pasua me pezullimin e disa prej sportistëve.
Peshëngritja shqiptare është pezulluar nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare për gjashtë muaj. Federata Shqiptare duhet të paguajë 50 mijë euro gjobë, nëse dëshiron që të marrë pjesë sërish në këto aktivitete.
Kjo gjobë ka ardhur pas dënimit të peshëngritësve shqiptarë, të cilët rezultuan pozitiv në testet doping.  Katër sportistë shqiptarë kishin rezultuar pozitiv në Botërorin e Kazakistanit vitin e shkuar.
Pavarësisht se për këtë aktivitet ishte shpenzuar një shumë rekord prej 200 mijë eurosh për përgatitjen e sportistëve, askush nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes nuk ka marrë përgjegjësi për këto skandale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY