Digjet biznesi i sirianit për herë të dytë, plagosen 6 persona

Digjet biznesi i sirianit për herë të dytë, plagosen 6 persona

92
0
Shares

Një zjarr i fuqishëm i rënë rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, ka përfshirë magazinën e tapetëve “Bibtex” në pronësi të një shtetasi sirian. Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi edhe nga tapetët që ndodheshin në magazinë duke u shpërndarë në të gjithë sipërfaqen e godinës. Rreth 8 automjete dhe 50 zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe mundën të vinin nën kontroll zjarrin. Në vendngjarje mbërriti edhe një autoambulancë, ndërsa gjashtë persona mbeten te lënduar si pasoje e asfiksisë nga tymi. Tre punonjës të cilët ndodheshin në magazinë mbetën të lënduar nga zjarri. Po ashtu të lënduar mbetën edhe tre punonjës të forcave zjarrfikëse të cilët u asfiksuan nga tymi. Ata jane dërguar në spital, por ndodhen jashtë çdo rreziku për jetën.
Për sa i përket shkaqeve, mësohet se ka qenë një shkëndi elektrike që ka provokuar rënien  e zjarrit.
Zjarri ka rënë në magazinën e tapeteve të kompanisë “Bibtex” me pronar shtetasin sirian M. Raghed Hajjazi, në kilometrin e 4 të autostradës, sipas kahut Tiranë – Durrës. Bashkëshortja e pronarit sirian bëri të ditur se është hera e dytë që biznesi i tyre digjet. Flakët u përhapën vetëm në katin e dytë. Mësohet se dëmet janë të konsiderueshme.
Bibtex operon prej 14 vjetësh në Shqipëri në shitjen e tapetëve të sjellë nga jashtë. Kompania e prodhimit të tapeteve Bibtex, magazinat e të cilës këtë të hënë u përfshinë nga flakët në autostradë në Shqipëri operon prej vitit 2001. Aktiviteti i Bibtex shtrihet në disa qytete kryesore të Shqipërisë ku përfshihen filialet e Tiranës, Durrësit, Krujës dhe Fierit. Raghed Hajjazi nga 2001 jetonte e punonte në shqipëri duke pasur dhe nënshtetësinë shqiptare, ndërsa në 2010 ai së bashku me familjen e tij e ka lënë këtë shtetësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY