Berat, plagos berberin se i ngacmoi gruan, përleshje midis të afërmëve në...

Berat, plagos berberin se i ngacmoi gruan, përleshje midis të afërmëve në spital

43
0
Shares

I ngacmoi gruan, bashkëshorti plagos berberin. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në qendër të qytetit të Beratit. Burime nga policia lokale bënë me dije se shkak i sherrit është bërë një konflikt banal mes dy personave. Mësohet se i plagosuri, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur është dërguar me urgjencë drejt spitalit, për të marrë ndihmë mjekësore. Të njëjtat burime pohuan se sherri nuk ka mjaftuar me kaq, pasi të afërm të të plagosurit janë përleshur me ata të agresorit brenda ambienteve të spitalit. Ndërkohë, forca të shumta policore ndodhen në këtë institucion, për të monitoruar nga afër situatën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY