Ambasadori Donald Lu paralajmëron investitorët amerikanë: Për të investuar në Shqipëri duhet...

Ambasadori Donald Lu paralajmëron investitorët amerikanë: Për të investuar në Shqipëri duhet të përballeni me korrupsionin

42
0
Shares

Ambasadori amerikan në shqipëri Donald Lu, paralajmëron biznesmenët amerikanë se, Shqipëria është një vend që mund të investosh në biznes dhe të shpërblehesh ekonomikisht por për ta bërë këtë duhet të jesh kurajoz pasi të duhet të përballesh me korrupsionin.
Këtë paralajmërim, të cilin ambasadori amerikan ia bëri të ditur edhe ministrit shqiptar të ekonomisë Arben Ahmetaj, mësohet se ua ka përcjellë disa biznesmenëve në Neë York dhe Ëashington gjatë një vizite para pak ditësh. Diplomati amerikan teksa ka garantuar mbështetjen e SHBA për luftuar korrupsinin theksoi se puna me e madhe u takon shqiptarëve.
“Zoti ministër Ahmetaj, dua të flas në gjuhën shqipe. Nuk duhet të flas anglisht, duhet të flas vetëm në gjuhën e biznesit. Para pak ditësh isha në Nju Jork dhe në Uashington dhe aty pata mundësinë të flisja më njerëz të biznesit dhe unë u thashë atyre se nëse doni të hyni në tregun shqiptar, duhet t’i keni sytë hapur, duhet të përkushtoheni për një kohë të gjatë, duhet të përgatiteti për konkurrencë të fortë dhe duhet të jeni gati të përballeni edhe me korrupsionin. Nëse jeni kurajoz, do të rrezikoheni shumë por do të shperbleheni shumë. Unë iu inkurajoj të gjithëve të mendoni për mënyrat se si dhoma mund të ndihmojë për të përmirësuar klimën e biznesit dhe si të udhëheqë luftën kundër korrupsionit. Ambasada Amerikane është e gatashme të japë kontributin e saj në këtë luftë por puna me e rëndësishme u takon vetë shqiptarëve”, tha ambasadori Lu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY