Të ardhurat mesatare mujore 2014, Shqipëria e 131-ta, shumë vende poshtë rajonit

Të ardhurat mesatare mujore 2014, Shqipëria e 131-ta, shumë vende poshtë rajonit

89
0
Shares

Shqipëria qendron e 131 në listën e 176 shteteve, për të ardhurat mesatare mujore pas taksimit, me 434.19 për qind, raporti ky i kryer nga agjencia Numbeo, për vitin 2014. Krahasuar me vendet e rajonit, lëmë pas vetëm Maqedoninë, e cila renditet e 137 me 386.85 $. Vendet e tjera si Serbia, Mali i Zi, Bosnja, Turqia etj, janë të renditura me më shumë se 20 vende mbi rankimin tonë…
Mendoni të lëvizni jashtë shtetit për t’i dhënë mundësinë vetes që të keni një pagë më të mirë?! Grafiku nga studimi më i fundit i Numbeo, agjenci amerikane kërkimesh, sipas studimit të realizuar nga 2010-2014 ka konkluduar rreth të ardhurave mesatare individuale që çdo individ merr pas tatimit, por para se të bëjë pagesat e e faturave të përmuajshme si elektriciteti, qiraja etj.
Në krye të listës qendron Zvicra, me të ardhurat mujore më të lartë (pas taksimit) me rreth 6301 dollarë, e ndjekur më pas nga Luksemburgu me 4479 $, Zambia me 4330 $, Jersey me 4323 $ dhe Bermuda 4250 $.
Italia qendron e 43 në listë, me të ardhura mesatare 2117.76 $, ndërsa vendet e tjera pranë nesh janë të pocizionuara: Greqia e 71 me 953.44 $, Kroacia e 77, me 869.71 $, Turqia e 76, me 756.06 $, Mali i Zi, i 105, me 589.82$, Bosnja e 110 me 562.45$, Serbia e 116, me 507.08 $, Bullgaria e 117, me 506.76$.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY